7.3 C
New York
Thursday, November 14, 2024

Buy now

Psikiatrja e fëmijëve Ulaj, ka një këshillë për mësuesit e fëmijëve që ulen për herë të parë në bankat shkollore

- Advertisement -

Psikiatrja e fëmijëve, Arbrore Ulaj ka folur për emocionet që përjetojnë fëmijët të cilët ulen për herë të parë në bankat e shkollës, por edhe ata që nisin vitin e ri shkollor.

Në një intervistë për Radio Dukagjinin, në emisionin “Shpirti i vikendit”, Ulaj ka thënë se çelësi kryesor për sukses të fëmijëve që fillojnë në klasë të parë është mësuesja.

Ndonëse nuk përjashtoi edhe rëndësinë e prindërve, ajo theksoi se mësuesja ka rolin kryesor që një nxënës të ndihet i sigurt në klasë dhe ta ketë dëshirën që të shkojë në shkollë sërish.

Së pari ju uroj shumë suksese fëmijëve që fillojnë në klasë të parë, prindërit duhet të përgatitin fëmijën që do ta takojnë mësuesen, dhe shokë e shoqe të rinj, por qasja e mësueses duhet të jetë e afërt, e butë, një qasje ku fëmiu duhet të ndihet i sigurt në klasë, të ketë dëshirë të shkojë në shkollë. Çelësi kryesor për sukses të nxënësit, mos të anashkalojmë edhe prindërit të cilët duhet të jenë në komunikim të vazhdueshëm me fëmijët, e kur bëhen bashkë mësuesit dhe prindërit në këtë mes suksesi nuk do mungojë”, ka deklaruar Ulaj.

Tutje, Ulaj theksoi se janë prindërit ata që duhet t’i japin fëmijëve siguri dhe vetëbesim që të kenë një eksperiencë të mirë në nisje të shkollës.

Për fëmijët që nuk mund të qëndrojnë në ditën e parë të shkollës pa prindërit, Ulaj thotë se është shumë normale dhe kjo mund edhe të vazhdojë për një kohë pasi fëmijët e manifestojnë një ankth të ndarjes.

“Ka fëmijë që nuk janë të mësuar të ndahen nga prindi ose kujdestari, janë të lidhur me prindërit, ata manifestojnë një ankth të ndarjes, momentin që shkojnë në shkollë kanë nevojë që prindi të qëndrojë me ta. Kemi shumë raste që vijnë në klinikë kërkojnë ndihmë për këtë cështje, nëse nuk qëndron në korridor prindi atëherë duhet të qëndrojë në klasë, që fëmija të ndihet më i sigurt”, ka shtuar Ulaj.

Nëse sipas saj vërehen ndryshime në disponimin e fëmijëve, si mbyllje në vetvete apo hezitim për të biseduar me prindërit, atëherë duhet të shohin nëse ka ndonjë problem në shkollë.

“Ka disa gjëra, si psh, bullizimi nga ana e nxënësve, kështu fëmija mbyllet në vetvete, nuk flet me prindin as mësuesen. Nëse nxënësit e bullizojnë për pamje, mësim e për shumë gjëra edhe fëmiu në shumë raste mbyllet në vetvete dhe pastaj ka probleme. Ata hezitojnë të shprehen, duan të përshtaten me ata fëmijë, të duken si ata”, ka vijuar ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit