PSG-ja e mbron titullin kampion të Evropës, e mposht Arsenalin në final

- Advertisement -

Paris Saint-Germain e mbrojti titullin e Ligës së Kampionëve pasi e mposhti Arsenalin 4-3 në gjuajtjet e penalltive të shtunën.

Ndeshja përfundoi 1-1 në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve, në finalen e zhvilluar në “Puskás Arena” të Budapestit.

Kai Havertz i Arsenalit shënoi i pari në ndeshje, në minutën e gjashtë.

Pjesa e parë përfundoi me këto shifra, derisa PSG-ja barazoi në pjesën e dytë.

Ousmane Dembele shënoi për 1-1 në minutën e 62-të, nga pika e bardhë.

Pas 90 minutave, ndeshja shkoi në vazhdime, dhe nuk pati më gola, as në vazhdime.

Në penallti, për Arsenalin dështuan Eberechi Eze dhe Gabriel, derisa te Parisi dështoi Nuno Mendes.

Ky ishte trofeu i dytë i PSG-së në këtë garë, duke e fituar për herë të dytë radhazi.

Arsenali mbetet pa trofe të Ligës së Kampionëve

Të ngjashme

Të fundit