6.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

PSG gati të ofrojë 250 milionë euro për talentin spanjoll

- Advertisement -

E vërteta është se nuk është një frut plotësisht I pjekur. Lamine Yamal vlerësohet vërtet si një nga zbulimet e mëdha të Europianit, por është vetëm 16 vjeç e disa ditë, veçse kjo nuk po i pengon çmenduritë për të.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave, PSG është gati të japë 250 milionë euro për kartonin e yllit të Spanjës e të “Katalanasve” të Barcelona, një shifër që është padyshim e jashtëzakonshme.

Flitet për rekordin botëror të transferimeve në futboll, rekord që e mban vetë PSG kur mori brazilianin Neymar, në vitin 2017 po nga Barcelona për 222 milionë euro.

Kjo nuk është hera e parë që sheikët e klubit francez interesohen për Lamine Yamal, teksa kujtojmë se në mars, u përfol në media të ndryshme se PSG ofroi 200 milionë euro për produktin e Akademisë “La Masia”, por nuk pati marrëveshje.

Adoleshenti ka kontratë deri në 2026 me klubin “Katalanas”, i cili ka premtuar se do ta rinovojë në 2025 kur ai të mbushë 18 vjeç, ndërsa shpresa është që talenti të mbetet në “Camp Nou” për një kohë të gjatë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit