Kampionët e Francës ia kanë ‘bombarduar’ katër herë portën skuadrës së Le Havres.
Në duelin e parë të edicionit të ri në “Ligue1”, PSG triumfoi 4-1 në udhëtim te “Les Ciel et Marine”.
Lee Kang-In që në minutën e 3-të kaloi parisienët në avantazh, që në fakt rezultoi të jetë edhe realizimi i vetëm në pjesën e parë.
Vendasit arritën që tre minuta pasi nisi fraksioni i dytë, ta barazojë rezultatin, duke e mbajtur atë deri në minutën e 85, raporton Klankosova.tv
Por mjaftuan vetëm 5 minuta që Dembele, Barcola dhe Kolo Muani ta shpartallojnë kundërshtarin, duke vendosur rezultatin përfundimtar Le Havre 1 – 4 PSG.