18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Pse u largua Gresa nga seriali? Flet Naseri për herë të parë

- Advertisement -

Përmes rubrikës “E vërtetë, e pavërtetë” raportuam të parët për ndarjen profesionale mes aktorëve Naser Rafuna dhe Gresa Pallaska.

Teksa kjo e fundit, që njihet për faktin e mosdhënies së intervistave, nuk ka folur, një koment e ka pasur Naseri.

Ai si rrallëherë, i ftuar në ‘Ora e Pasdites’ në Klan Kosova ka komentuar largimin e Pallaskës nga seriali ‘Çka ka shpija’ pas më shumë se një dekade.

“Nuk e di. Ishim gjatë provave. Çështje personale me një koleg aty, jo me mua. Çështje personale mes kolegëve. Vendim i saj”, është shprehur ai.

I pyetur nëse ka gjasa të rikthehet, Rafuna ka deklaruar se nuk e di dhe “nuk po merret me atë punë”.

Kujtojmë se Gresa e ka hequr Naserin nga lista e personave që i ndjek në rrjete sociale duke lënë të nënkuptohet se ndarja mes tyre nuk ka qenë më paqësorja e mundshme.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit