Bashkëshorti i Paris Hilton, Carter Reum, u është përgjigjur njerëzve që shprehën shqetësim dhe e pyetën pse ajo kurrë nuk publikon foto të vajzës së vogël, London, në rrjetet sociale. Paris është mjaft aktive në rrjete të ndryshme sociale dhe shpeshherë publikon momente me djalin e saj, Phoenix.
Ajo publikoi një seri me foto nga festa e Pashkës me të birin, kur një komentues u shpreh se mezi pret të shohë vogëlushen London në Instagram. Carter i ktheu përgjigje dhe u shpreh: “Nuk jam ende gati t’ia tregoj botës, por ajo është e adhurueshme dhe i ngjan mamit”.
Ndërsa është paksa e paqartë pse Paris nuk publikon foto të vajzës, ndërkohë që ndjek tjetër metodë me të birin, disa kohë më parë, ajo u detyrua të mbronte Phoenix nga komentet negative, që komentuan pamjen e tij të jashtme dhe përmasat e kokës së vogëlushit.
Paris theksoi se i vjen keq për këdo që ndjen nevojën të tallet me një fëmijë. Por ajo pa një fije shprese kur kuptoi se kishte kaq shumë fansa që e mbështesnin.
Paris Hilton dhe bashkëshorti, Carter Reum, janë prindër të dy fëmijëve, djalit Phoenix dhe vajzës London, e cila erdhi në jetë disa muaj më parë.






