3 C
New York
Wednesday, November 13, 2024

Buy now

Pse nuk duhet ta lini kurrë mëngjesin pa ngrënë?

- Advertisement -

Nëse mendoni të hiqni dorë nga mëngjesi për të rënë nga pesha, mendojeni mirë. Ka pasur plot artikuj ku argumentohet rëndësia e një mëngjesi të shëndetshëm për organizmin tonë.

Stomakut i duhet më shumë se sa një filxhan me kafe për të funksionuar siç duhet, e njëjta gjë edhe për organizmin.

Më poshtë, sjellim pesë arsye përse duhet të hani mëngjes çdo ditë.

Rregulloni peshën

Ekuilibroni peshën tuaj duke ngrenë mëngjesin e duhur.

Sipas të dhënave, nëse ju konsumoni një numër të konsiderueshëm kalorish në mëngjes, arrini të ruani një peshë të shëndetshme.

Prandaj duhet të hani mëngjes të plotë dhe jo vetëm fruta.

Një zemër të shëndetshme

Mund të mos kesh dëshirë të hash mëngjes, por zemra juaj e kërkon.

Meshkujt që nuk konsumojnë mëngjesin sipas statistikave kanë një rrezik 27% më të lartë për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës.

Prandaj nëse doni që të keni një zemër të shëndetshme dhe një qarkullim të mirë të gjakut mos e lini pa ngrënë mëngjesin.

Lufton inflamacionin

Sipas një studimi nga Shoqëria Amerikane e Dietologëve, u vëzhgua se inflamacioni mund të parandalohej me ngrënien e mëngjesit.

Inflamacioni i lartë në organizëm shkakton dhe përkeqësim të metabolizmit si dhe rrezik ndaj diabetit.

Prandaj mbusheni pjatën tuaj në mëngjes me ushqime si vezët, spinaqi, domate, kos dhe mollë.

Merrni vitaminat që ju duhen

Personat që konsumojnë mëngjes çdo ditë arrijnë të plotësojnë që në orët e para nivelet e duhura të vitaminave që i duhen organizmit.

Ushqime të pasura me vitaminën D, B12 dhe A që janë vitale për mirëqenien e organizmit.

Mungesa e vitaminës D është lidhur me një probabilitet më të madh të prekjes nga diabeti apo sëmundjeve kardiovaskulare. Prandaj mbushni një gotë me lëng portokalli dhe hani mirë.

Më mirë për trurin tuaj

Trurit i duhen më shumë minuta për t’u kthjelluar se sa koha që shpenzoni për të fikur zilen e alarmit të mëngjesit.

Mëngjesi është ajo pjesë e regjimit ushqimor që ju jep energjinë e duhur që ju duhet përgjatë gjithë ditës.

Prandaj jepini furnizimin e duhur duke përgatitur mëngjese të plota duke kombinuar fruta dhe perime, por pa anashkaluar dhe proteinat apo bulmetin.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit