8.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Pse Nju Jork rrezikon të bëhet si Venecia?

- Advertisement -
Nju Jork rrezikon të bëhet si Venecia pasi po “zhytet” me shpejtësi nën peshën e më shumë se një milion ndërtesave dhe rrokaqiejve të tij, sipas një paralajmërimi të shkencëtarëve.

Një ekip studiuesish nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA (USGS) dhe Universiteti i Rhode Island zbuluan se pesha e rrokaqiejve masive po bën që pesë lagjet kryesore të Nju Jorkut të fundosen me një deri në dy milimetra në vit, me disa zona që po fundosen më shpejt.

Dhe ndërsa kjo normë mund të mos tingëllojë alarmante, siç thekson gjeologu i USGS, Tom Parsons, ulja graduale e bën Nju Jorkun jashtëzakonisht të prekshëm ndaj fatkeqësive natyrore pasi ndryshimi i klimës rrit nivelin e tij të detit.

Manhattan në veçanti është shumë i pasigurt, ndërsa ka pasur shqetësime edhe për rrethet e Brooklyn dhe Queens, sipas sondazhit.

“Nju Jork po përballet me sfida të rëndësishme nga rreziku i përmbytjeve. Kërcënimi i rritjes së nivelit të detit është tre deri në katër herë më i lartë se mesatarja globale përgjatë bregut të Atlantikut të Amerikës së Veriut.

Një popullsi prej 8.4 milionë banorësh po përballet me shkallë të ndryshme të rrezikut nga përmbytjet në qytetin e Nju Jorkut”, shkruan Parsons dhe ekipi i tij në raportin e ri.

“Nju Jorku i ka përjetuar tashmë këto efekte të ashpra për më shumë se një dekadë. Dy uragane të fundit kanë shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha në Nju Jork,” tha Parsons.

“Në vitin 2012, Uragani Sandy u “fut” në qytet, ndërsa  Uragani Ida në vitin 2021 shkatërroi sistemet e kanalizimeve për shkak të rrjedhjeve të mëdha brenda qytetit kryesisht të asfaltuar”.

Gjeologu amerikan dhe kolegët e tij kanë shprehur shqetësimin se integriteti strukturor i shumë ndërtesave të Nju Jorkut mund të rrezikohet në të ardhmen.

“Kombinimi i rrëshqitjes tektonike dhe antropogjenike, ngritjes së nivelit të detit dhe rritjes së intensitetit të uraganit nënkupton përshpejtimin e problemeve përgjatë zonave bregdetare dhe bregore,” shkroi Parsons.

Ekspozimi i themeleve të ndërtesave ndaj ujit të kripur mund të gërryejë çelikun dhe betonin e dobësuar kimikisht duke shkaktuar dobësim strukturor.”

Për të mos përmendur kërcënimin e stuhive të forta që është më i mundshëm se sa ishte vite më parë, sipas Parsons.

Dhe përveç kësaj, shkencëtarët i shtojnë edhe një faktor tjetër rreziku: indiferencën e kompanive të ndërtimit që ndërtojnë prona në vijën bregdetare të Nju Jorkut.

“Qëllimi i këtij raporti është të rrisë ndërgjegjësimin për rritjen e rreziqeve të ardhshme të përmbytjeve nga ndërtimi i çdo ndërtese të re shumëkatëshe në zonat bregdetare, lumore ose buzë liqenit.”

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit