14 C
New York
Monday, April 22, 2024

Buy now

Pse njerëzit merren me thashetheme?

- Advertisement -

Pyetja që lind shpesh në mendjet e njerëzve është pse na pëlqejnë thashethemet e mbi të gjitha pse i bëjmë ato?

Përgjigja më e shkurtër që vjen është: të zbulojmë sa më shumë për tjetrin.

Meqë nuk e dimë se çfarë të tjerët mendojnë për ne, na pëlqen të koleksionojmë informacion herë pas here.

Kështu bëjmë “detektivin” amator, pasi duam të jemi në mendjet e të tjerëve e të dimë me çdo kusht se çfarë ata mendojnë.

Duke bërë thashetheme ne zbulojmë dhe njohim të tjerët më mirë. Ose njerëzit të paktën mendojnë se kjo është mënyra më e mirë për të njohur tjetrin.

Sigurisht që ka mënyra më të mira për ta bërë këtë por duket se kjo është e pashmangshme për natyrën njerëzore. Të bërit e thashethemeve është në natyrën tonë.

Mendohet si një instinkt për të mbijetuar: me qëllim që të jetojmë dhe të kujtojmë të parët tanë historikë duhet të futemi thellë në historinë e të parëve tanë, në mënyrën se si funksiononin komunitetet e tyre e mbi çfarë rregullash.

Kështu ata vendosnin se kujt do t’i besonin dhe kë do kishin kundërshtar. Thashethemet ishin njëra nga mënyrat që e ndihmuan njerëzimin për të krijuar këtë lloj mentaliteti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit