7.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Pse Gyjkata Speciale punoi më 28 Nëntor?

- Advertisement -

28 Nëntori nuk ishte ditë pushimi për Gjykatën Speciale, ani pse kjo datë me vendim të Ministrisë së Punëve të Brendshme ishte pushim. Mosrespektimi i kësaj, vlerësohet se mund të vjen edhe mosnjoftimi i Speciales me këtë vendim.

Në kalendarin e festave zyrtare për vitin 2024, nuk figuron dita e 28 nëntorit.

Por, disa ditë para kësaj date, Ministria e Punëve të Brendshme, njoftoi se kjo datë megjithatë do të jetë pushim.

“Duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës, ju njoftojmë se për nder të Festës së 28 Nëntorit, dita e enjte, më 28 nëntor 2024, do të jetë ditë pushimi”.

Kjo nuk u respektua nga të gjitha institucionet e Kosovës.

Si e tillë, llogaritet edhe Gjykata Speciale në Hagë.

Të enjten, në Hagë u zhvillua seanca në rastin e Thaçit e të tjerëve, ku u dëgjuan dy dëshmitarë.

Kjo vlerësohet se mund të ndodhë për shkak se Specialja nuk ishte e njoftuar me vendimin e ministrisë, por vetëm me kalendarin e festave zyrtare.

“Qeveria është dashur që këtë vendim t’ia bartë Gjykatës Speciale, e në momentin që Gjykata Speciale do ta kishte vërejtuar se është në kaudër të festave zyrtare, atëherë do ta kishte respektuar. Megjithatë, në gazetën zyrtare, ky vendim i Ministrisë nuk është i publikuar. Kështu që, kjo mund të jetë arsyeja se pse po punohet në Gjykatën Speciale”, tha avokati Kadri Osaj.

Por, nga Specialja kanë një arsyetim tjetër pse 28 Nëntori nuk ishte ditë pushimi.

“KSK-ja përcakton festat e saj zyrtare çdo vit, normalisht që numërojnë 10 në vit dhe duke marrë parasysh, për aq sa është e mundur, festat zyrtare në Kosovë, BE dhe Holandë. 28 Nëntori nuk është festë e KSK-së këtë vit”, tha zëdhënësja e Gjykatës Speciale, Angela Griep.

Kjo gjë ka ngjallur reagim në masë në Kosovë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit