10.1 C
New York
Wednesday, December 11, 2024

Buy now

Pse fasulja duhet të jetë pjesë e ushqimit tonë?

- Advertisement -

Fasulja është një ndër ushqimet më të dobishme, është burimi i proteinave, si dhe është ushqim që i takon kuzhinës tradicionale. Fasulja është bimë njëvjeçare nga familja e bishtajoreve, e cila posedon shumë përbërës ushqyes, prandaj edhe duhet të jetë pjesë përbërëse e ushqimit tonë. Nutricistët theksojnë se fasulja është ushqim kalorik dhe se në 100 gramë fasule gjenden 282 deri 302 kalori.

Fasulja ka vlerë të madhe të energjisë dhe përmban pothuajse të gjitha aminoacidet esenciale. Përveç kësaj, përmban lecitin, kalium, kalcium, hekur, fosfor, magnez, zink dhe natrium. Është burim i shkëlqyer i proteinave dhe ndryshe nga burimet tjera, fasulja ka më pak yndyrë dhe nuk i përfshin yndyrnat e ngopura e as kolesterol.

Është burim i shkëlqyer i acidit folik, vitaminës B6, K, riboflavin dhe B3. Një racion fasule siguron 20% të fibrave të nevojshme në bazë ditore. Fitokemikalet që gjenden në fasule mbrojnë qelizat nga kanceri dhe zvogëlojnë rritjen e tumorve.

Hulumtuesit pohojnë se duhet konsumuar së paku dy herë në javë që mos të keni zhvillim të kancerit të gjirit, sëmundje të zemrës, diabet tip2, presion të lartë të gjakut dhe kancer i zorrës së trashë.

Konsumimi i i fasuleve në mënyrë të rregullt ndihmon në përmirësimin e shëndetit në forma të ndryshme. Ndër të tjera ato ndihmojnë në balancimin e peshës nëpërmjet kombinimit perfekt të proteinave dhe fibrave.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit