25.9 C
New York
Friday, November 1, 2024

Buy now

Pse e ka tradhëtuar 92 herë? Neymar rikthehet me Bruna Biancardi!

- Advertisement -

Futbollisti brazilian Neymar duket se është ribashkuar me modelen Bruna Biancardi, pas një ndarjeje zyrtare që ndodhi vetëm një muaj pas lindjes së vajzës së tyre, Mavia. Çifti u nda vitin e kaluar në një situatë të tensionuar, pas zbulimeve se Neymar kishte tradhtuar Bruna gjatë kohës kur ajo ishte shtatzënë.

Në një postim të fundit në Instagram, ata ndanë momente të përbashkëta, duke nxitur spekulime për pajtim. Bruna e uroi Neymarin për Ditën e Baballarëve dhe publikoi foto me të dhe vajzën e tyre, duke shkruar për ndjenjat e saj për familjen.

Komentet nga fansat shprehin shpresën se Neymar ka kuptuar vlerën e Bruna dhe se çifti ka vendosur t’i japë një tjetër shans marrëdhënies së tyre. Në fund të nëntorit, Bruna konfirmoi ndarjen duke theksuar se lidhja e tyre ishte e fokusuar kryesisht te prindërimi për Mavian.

Disa burime sugjerojnë se Neymar ka tradhtuar Bruna deri në 92 herë, një fakt që ka shtuar tensionin mes tyre. Megjithatë, duket se tani ata po përpiqen të rindërtojnë marrëdhënien e tyre.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit