7.2 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

Pse birra joalkoolike është më e mira për t’u pirë para ose pas stërvitjes

- Advertisement -

Për shumë njerëz që vrapojnë, bëjnë biçikletë ose stërviten shpesh, pirja e birrës dhe stërvitja janë pothuajse të ndërthurura pazgjidhshmërisht. Por për performancën, rikuperimin dhe shëndetin, birra joalkoolike ka të ngjarë të jetë një zgjedhje shumë më e mirë dhe madje mund të jetë po aq e mire, ose edhe më e mirë se pijet e zakonshme sportive, pra ato lëngjet që pihen pas palestre.

Hulumtimet tregojnë se njerëzit aktivë fizikisht mund të konsumojnë sasi të shumta alkooli. Një studim i vitit 2022 ‘Fit and Tipsy?’, qartësoi se burrat dhe gratë që bënin rregullisht palestër ose aerobi, kishin më shumë se dy herë më shumë gjasa të ishin konsumues të moderuar, ose me tepri se sa ata që nuk ushtroheshin.

Ka shumë arsye për këtë. Të ushtruarit të jep aureolë shëndetësore, duke justifikuar, për disa prej nesh, zakone të pakëndshme. Natyra sociale e stërvitjes gjithashtu shpesh çon në bar pas një shëtitjeje me biçikletë ose jogës.

“Birra është një mënyrë për t`u socializuar pas ushtrimeve, për të festuar fitoren sportive dhe për t`i bërë qejfin vetes pas jë fitoreje, ose për ta marrë me të mirë, pas një humbjeje”, sipas autorëve të një përmbledhjeje sistematike të vitit 2021 rreth ushtrimeve dhe alkoolit.

Birra nuk është një pije sportive

Birra me plot alkool është një diuretik i butë, i cili është kundërproduktiv nëse keni nevojë të zëvendësoni lëngjet pas stërvitjes. Në një studim të vitit 2016, meshkujt e shëndetshëm që pinin birrë pas një stërvitje prodhonin më shumë urine, sesa nëse pinin ujë ose një pije sportive.

Hulumtimet gjithashtu sugjerojnë se alkooli, duke përfshirë birrën, mund të ndikojë se sa mirë forcohen dhe rriten muskujt tanë pas stërvitjes dhe, çuditërisht, dëmton kohën e reagimit dhe ekuilibrin. Dehja rrallëherë përmirëson performancën.

Kështu, disa studiues filluan të pyesin veten nëse birra joalkoolike mund të jetë një pije më e mirë, më e pranueshme dhe madje e këshillueshme për njerëzit aktivë.

Të dhënat e para erdhën në një studim shumë i diskutuar i vitit 2012 me 277 burra që ishin regjistruar për Maratonën e Mynihut. Shkencëtarët i kërkuan gjysmës së tyre që të fillonin të pinin rreth dy deri në tre litra birrë joalkoolike çdo ditë për tre javë para garës dhe dy javë më pas. Të tjerët pinë një placebo me shije të ngjashme si grup kontrolli. (Studimi u financua nga një fabrikë birre gjermane, por studiuesit deklaruan në studim se prodhuesi i birrës nuk kishte asnjë kontribut në hartimin ose analizën e studimit.)

Më pak ftohje dhe më pak inflamacion

Të përfshirët në studim nxorrën gjak para dhe disa herë pas garës dhe gjithashtu u kërkuan burrave të raportonin çdo simptomë të një infeksioni respirator. Ftohjet dhe infeksionet e tjera të traktit të sipërm respirator (URTI) janë të zakonshme pas një maratone.

Por ata që pinin birrën joalkoolike dukeshin relativisht të mbrojtur. ‘Incidenca e URTI ishte 3.25 herë më e ulët’ në mesin e atij grupi. Konsumatorët e birrës gjithashtu treguan shënues më të ulët të inflamacionit dhe tregues të tjerë të përgjigjes imune të përmirësuar përgjithësisht në gjakun e tyre.

“Ne ia atribuuam këto përfitime polifenoleve të birrës”, tha David Nieman, një profesor i biologjisë dhe performancës njerëzore në Universitetin Shtetëror Appalachian.

Polifenolet janë kimikate natyrale që shpesh kanë veti anti-inflamatore dhe antioksiduese. Birra, duke përfshirë varietetin alkoolik, ka tendencë të jetë e pasur me polifenole.

Por alkooli në birrën e rregullt ndoshta minon çdo efekt të dobishëm nga polifenolet, tha María P. Portillo, një studiuese e lidhur në Institutin Kërkimor Carlos III. Ajo dhe kolegët e saj publikuan një studim në dhjetor duke shqyrtuar të dhënat e disponueshme, megjithëse të pakta, për birrën, polifenolet dhe shëndetin kardiovaskular.

“Ajo që është e vërtetë është se polifenolet, të pranishme si në birrën e zakonshme, ashtu edhe në atë joalkoolike, tregojnë efekte interesante antioksiduese dhe një proces anti-inflamator. Por alkooli në të njëjtën kohë mund të fillojë inflamacionin. Pra, në rastin e birrës alkoolike, efektet e dobishme të polifenoleve mund të maskohen nga efektet negative të alkoolit”.

Kur duhet të pini birrë joalkoolike

Birra joalkoolike gjithashtu duket e dobishme për hidratim. Në një studim të vitit 2016, nëse atletët meshkuj pinin birrë joalkoolike 45 minuta para një stërvitje, ata u dehidruan më pak më pas sesa pasi kishin pirë birrën e zakonshme, dhe ngjashëm me ujin e pijshëm, por me një raport më të mirë të natriumit me kaliumin. Pirja e birrës joalkoolike ‘mund të ndihmojë në ruajtjen e homeostazës së elektroliteve gjatë stërvitjes’, përfunduan studiuesit.

Me fjalë të tjera, ‘birra joalkoolike mund të jetë një pije e arsyeshme rikuperuese,’ tha Johannes Scherr, kryemjeku dhe kreu i Qendrës Universitare për Parandalimin dhe Mjekësinë Sportive në Spitalin Universitar Balgrist.

Megjithatë, asnjë nga këto hulumtime nuk sugjeron që sportistët apo ata që bëjnë palestër duhet të fillojnë të konsumojnë birrën joalkoolike nëse nuk e shijojnë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit