Protestuesit shoqërohen me forcë në Tiranë, një i ri arrin t’u ikë policëve nga duart

- Advertisement -

Policia ka ndërhyrë te Parku Rinia në Tiranë, ku një grup të rinjsh dhe studentësh po qëndronin në shenjë proteste.

Sipas raportimeve nga vendngjarja, ndërhyrja e efektivëve është kryer në mënyrë të beftë, ndërsa të rinjtë po qëndronin në park. Policia ka përdorur sasi të mëdha uji me presion për të shpërndarë protestuesit, shkruan Balkanweb.

Një i ri, arriti që duke u tërhequr nga disa vajza, t’u ikë policëve nga duart.

“Isha me duart lart”, tha ai pasi u kap nga poliët.

Pas ndërhyrjes, efektivët janë vënë në ndjekje të të rinjve, ndërsa raportohet edhe për përdorimin e plumbave të gomës. Gjithashtu, policia ka nisur shoqërimet me forcë të disa prej protestuesve.

Ngjarja vjen në kuadër të protestave të të rinjve dhe studentëve, të cilët janë mbledhur në disa zona për të shprehur pakënaqësitë e tyre.

Deri më tani, nuk ka informacion të plotë mbi numrin e personave të shoqëruar dhe nëse ka të lënduar nga ndërhyrja policore.

Të ngjashme

Të fundit