-0.3 C
New York
Wednesday, November 29, 2023

Buy now

Protestoi kundër “Zajednicës” sa ishte në VV, analisti Ylli Hoxha ftohet nga Gjykata për “huliganizëm”

Analisti Ylli Hoxha, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se është ftuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, si i pandehur.

Sipas njoftimit, atij i duhet që të paraqitet në Gjykatën Themelore në Prishtinë më 27 nëntor në orën 13:30.

Ai akuzohet për veprën penale “pjesëmarrje në turmë dhe huliganizëm”.

“Ty bertite Zajednica nuk k… Krrkkk ftesa per gjykate”, ka shkruar Hoxha.

Ylli Hoxha vite më parë ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila kishte organizuar protesta dhe demonstrata të ndryshme, përfshirë edhe ato kundër “Zajednicës”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit