19 C
New York
Friday, May 17, 2024

Buy now

Protestë në Tiranë kundër Ramës, në mbështetje të Kosovës: Përjetë bashkë!

- Advertisement -

Qytetarë të Tiranës dhe të Kosovës u mblodhën përpara Kryeministrisë, aty ku protestuan kundër qëndrimeve të Edi Ramës për situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Kjo protestë është nxitur nga qëndrimet e kryeministrit Edi Rama për situatën në Kosovë, i cili ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mos-koordinim me aleatët ndërkombëtarë si dhe ka hezituar të mbajë qëndrim për rrëmbimin e policëve të Kosovës nga forcat serbe brenda territorit të shtetit.

Me flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës në duar, ata kërkojnë më shumë mbështetje nga qeveria e Shqipërisë për Kosovën.

“Duam bashkimin e kombit”, “F**k traktati i Lozanës, Londrës dhe Berinit”, janë këto disa nga sloganet në protestë. Sakaq demonstruesit valviten flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës.

Arsyeja pse protestuesit po protestojë para Kryeministrisë është qëndrimi i mbajtur nga qeveria dhe deklaratat e saj. Këta protestues i kërkojnë qeverisë shqiptare që të mos jetë e paanshme, por të jetë krah Kosovës.

Në rrjetet sociale shkruhet se nuk duhet të ishte anuluar mbledhja e dy qeverive, pavarësisht arsyeve. Tjetër faktor është vendosja e sanksioneve.

Protestuesit valëvitwn flamujt e Kosovës, Shqipërisë, SHBA-ve dhe BE-së. Ata bënë thirrje për situatën në veri të Kosovës. Protestuesit kanë vendosur që gjatë qëndrimit para Kryeministrisë, do të vendosin muzikë dhe këngë patriotike.

Deklarata e protestuesve:

Duke pasur parasysh situaten e veshtire ne te cilet ndodhet sot Kosova, ne jemi mbledhur per te dhene nje mbeshtetje te drejtperdrejte dhe per te treguar se jemi prane gjithe shqiptareve te Kosoves.

Eshte e pamundur per ne shqiptaret te qendrojme neutral ne kete situate te tensionuar.

Eshte koha qe institucionet tona te renditen krah Kosoves, ashtu sic e kerkon edhe Kushtetuta e Shqiperise.

Asnje aksion radikal ekstrem qe cenon territorin e Republikes se Kosoves nga shteti serb, nuk mund te pranohet dhe duhet duhet denuar me force.

Integriteti territorial i Republikes se Kosoves eshte i paprekshem dhe e vetmja forme per t’i garantuar rajonit ate paqe qe kerkohet.

Sulmuan gazetarët në veri, ministri i Kosovës: U arrestua një nga udhëheqësit e grupit! Do sillet para drejtësisë dhe…
Ne denojme frymen radikale, ekstremiste dhe manovrat permes grupeve kriminale qe dirigjohen nga Beogradi zyrtar.

Dy nder kreret kryesore te ketyre grupeve, te renditur edhe ne listen e zeze te ShBA, jane njerezit qe po dirigjojne te gjithe aksionet kriminale ne veri.

I kerkojme te gjitha institucioneve me te larta te shtetit shqiptar, te mbajne qendrime te qarta, te prera dhe te drejta, ne interes te shqiptareve.

Ne nuk jemi brez qe kerkon lufte, por paqe. Paqe me dinjitet, krah partnereve tane te medhenj. Agjendat personale vetem e demtojne paqen, bashkejetesen, te ardhmen e nje rajoni, ku shqiptaret kane te drejte te jetojne si te barabarte ne trojet e tyre./Oranews.tv

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit