8.2 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

Protestë masive e të djathtës në Madrid kundër qeverisë së Pedro Sanchez

- Advertisement -

Mijëra njerëz morën pjesë në një protestë në qendër të Madridit këtë të shtunë, kundër qeverisë socialiste të Sanchez, të cilën ata e akuzojnë se po minon Kushtetutën e vendit.

Rreth 30,000 njerëz u mblodhën në Plaza de Cibeles, përballë Bashkisë së Madridit sipas vlerësimeve të autoriteteve lokale.

Tubimi u thirr nga mbi 100 shoqata nën sloganin “Për Spanjën, për demokracinë dhe kushtetutën”, për të protestuar kundër çështjeve që protestuesit besojnë se kërcënojnë kushtetutën spanjolle, duke përfshirë separatizmin në Katalonjë.

Protesta u mbështet nga Partia Popullore konservatore, Ciudadanos e qendrës së djathtë dhe Vox e ekstremit të djathtë, lideri i së cilës Santiago Abascal e quajti qeverinë aktuale “qeveria më e keqe në histori”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit