18.4 C
New York
Saturday, August 2, 2025

Buy now

Protesta e 7 gushtit, Lushi: Populli është shef i Gjykatës Speciale dhe jo anasjelltas, të marrë pjesë secili

Uk Lushi, aktivist shqiptar në Shtete të Bashkuara të Amerikës ka shkruar për protestën e 7 gushtit kundër abuzimeve të Gjykatës Speciale ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, duke pranuar ‘prova’ edhe nga organet famëkeqe të sigurisë shtetëror serbe.

Lushi shkroi se populli i Kosovës “është shef i Gjykatës Speciale, dhe jo anasjeltas”.

Postimi i Lushit:

Protesta kundër abuzimeve të Prokurorisë Speciale dhe gjumit të Gjykatës Speciale më 7 gusht në Prishtinë i tregon Hagës që legjitimiteti i saj është populli dhe vetëm populli i Kosovës.

Më 7 gusht në protestë duhet të merr pjesë çdo njeri që mundet dhe ka qenë e është për lirinë e Kosovës.

Pasi institucionet dhe Kuvendi nuk bënë detyrat e tyre, më 7 gusht, populli i Kosovës do të tregojë që ai është shefi i Speciales dhe jo anasjelltas.

UÇK nuk mund të shlyhet nga historia e kombit shqiptar. Nga askush

Të ngjashme

Të fundit