Uk Lushi, aktivist shqiptar në Shtete të Bashkuara të Amerikës ka shkruar për protestën e 7 gushtit kundër abuzimeve të Gjykatës Speciale ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, duke pranuar ‘prova’ edhe nga organet famëkeqe të sigurisë shtetëror serbe.
Lushi shkroi se populli i Kosovës “është shef i Gjykatës Speciale, dhe jo anasjeltas”.
Postimi i Lushit:
Protesta kundër abuzimeve të Prokurorisë Speciale dhe gjumit të Gjykatës Speciale më 7 gusht në Prishtinë i tregon Hagës që legjitimiteti i saj është populli dhe vetëm populli i Kosovës.
Më 7 gusht në protestë duhet të merr pjesë çdo njeri që mundet dhe ka qenë e është për lirinë e Kosovës.
Pasi institucionet dhe Kuvendi nuk bënë detyrat e tyre, më 7 gusht, populli i Kosovës do të tregojë që ai është shefi i Speciales dhe jo anasjelltas.
UÇK nuk mund të shlyhet nga historia e kombit shqiptar. Nga askush