Faruk Manxhuni, pronar i shtëpisë së shembur për shkak të punimeve në rrugën A në Prishtinë, të martën ka kundërshtuar rrënimin e shtëpisë së tij.
Ai ka qëndruar brenda në shtëpi duke mos ju bindur urdhrit të inspektoratit që kishin shkuar për rrënim.
Maxhuni ka thënë se nuk largohet nga shtëpia pa kompensim të dëmit.
Inspektorati dhe Policia janë larguar pas rezistimit të pronarit të shtëpisë.






