7.5 C
New York
Tuesday, December 10, 2024

Buy now

Prokuroria jep detaje për arrestimet në Pallatin e Rinisë

- Advertisement -

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, pas zhvillimit të hetimit disa mujor, sot është zhvilluar një aksion në Ndërmarrjen Publike “Pallati i Rinisë”, në Prishtinë, njofton Prokuroria.

 

Gjatë këtij aksioni hetuesit e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike nga Policia e Kosovës, kanë realizuar arrestimin e dy personave të dyshuar me dyshimet për përvetësim të kundërligjshëm të fondeve gjatë vitit 2022 në NP ‘’Pallati i Rinisë’’ në Prishtinë.

Të arrestuarit A.Z. dhe F. Rr. dyshohet se kanë kryer veprat penale: ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 i KPRK-së dhe ‘’Përvetësimi në detyrë’’ nga neni 418 i KPRK-së.

 

Gjatë këtij aksioni është kryer kontroll i detajuar në ambientet e punës së të dyshuarve, ku janë sekuestruar:

  • 2 telefona celular;
  • dokumente të rëndësishme për procedurën hetimore;
  • 1 armë zjarri me 10 fishek.

Me aktvendim të Prokurorit nga PSRK të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet vazhdojnë për të identifikuar çdo person tjetër që mund të jetë i përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit