20.3 C
New York
Sunday, October 6, 2024

Buy now

Prokuroria deklarohet për rastin e abortit të paligjshëm në QKUK

- Advertisement -

Një grua ka abortuar jashtëligjshëm foshnjën e saj në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), me ç’rast edhe është arrestuar.

Policia ka bërë të ditur se përveç saj është arrestuar edhe një grua tjetër.

“Raportohet se në QKUK ka kërkuar tretman mjekësor e dyshuara femër kosovare e cila dyshohet se ka qenë shtatëzënë dhe ka abortuar në mënyrë të paligjshme. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuara dhe me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të PK-së.

Lidhur me këtë rast, Prokuroria Themelore në Prishtinë për teve1.info nuk ka dhënë shumë detaje pasi që e vlerësojnë rastin si të ndjeshëm.

Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, deklaroi se të dy gratë dyshohen se kanë kryer veprat penale “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes” dhe “Ndihma në vrasjen e foshnjës gjatë lindjes”.

“Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e dy personave (të gjinisë femërore), për shkak të dyshimit se të njëjtat kanë kryer veprat penale ‘Vrasja e foshnjës gjatë lindjes’ dhe ‘Ndihma në vrasjen e foshnjës gjatë lindjes’, sipas KPRK-së.”

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit