Edhe pse shumë Kombëtare ende nuk e kanë siguruar matematikisht kualifikimin, rezultatet e deritanishme kanë krijuar një tablo të parë të dueleve të fazës me eliminim direkt.
Sipas projeksionit aktual, një nga ndeshjet më interesante do të jetë ajo mes Holandës dhe Marokut.
Ndërkohë, Brazili do të përballet me Japoninë dhe Kanadaja me Afrikën e Jugut, ndërsa Australia mund të ndeshet me Iranin.
Në përballje të tjera të mundshme, Gjermania do të luante ndaj një prej vendeve të treta më të mira, Meksika gjithashtu e pret kundërshtarin nga kjo kategori, ndërsa Shtetet e Bashkuara do të përballeshin me Bosnje e Hercegovinën.
Sistemi i ri i Botërorit me 48 kombëtare parashikon që në fazën me eliminim direkt të avancojnë 32 skuadra: 12 fituesit e grupeve, 12 vendet e dyta dhe tetë ekipet më të mira të renditura në vendin e tretë.
Për këtë arsye, tabloja e ndeshjeve mund të ndryshojë deri në përfundimin e fazës së grupeve.
Projeksioni aktual i 1/16 së finales:
Gjermania – Paraguai
Franca – Suedia
Afrika e Jugut – Kanadaja
Holanda – Maroku
Portugalia – Gana
Spanja – Austria
SHBA – Bosnja e Hercegovina
Egjipti – Koreja e Jugut
Brazili – Japonia
Bregu i Fildishtë – Norvegjia
Meksika – Skocia
Anglia – Ekuadori
Argjentina – Uruguai
Australia – Irani
Zvicra – Algjeria
Kolumbia – Kroacia






