-1.5 C
New York
Saturday, January 25, 2025

Buy now

Profesor Artan Nimani: Reka e Keqe mbështet fuqishëm Koalicionin për Kosovën fituese 137!

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga koalicioni për Kosovën Fituese me numrin 25, profesor, Artan Nimani, ka bërë të ditur se kanë marrë mbështetje të fuqishme nga banorët e Rekës së Keqe për zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Sonte, në një takim madhështor, banorët u zotuan të përkrahin fuqishëm Koalicionin e udhëhequr nga AAK me numrin 137 dhe kandidaturën time me numrin 25 në listën fituese”, ka shkruar Nimani në Facebook.

Postimi i plotë:

Reka e Keqe mbështet fuqishëm Koalicionin për Kosovën fituese 137!

Botushë, Molliq, Nivokaz, Brovinë, Stubëll dhe Berjah – këto fshatra, që dikur ishin zemra e qëndresës së Rekës së Keqe në luftën për liri, sot vazhdojnë të jenë simbol i mbështetjes së pathyeshme.

Sonte, në një takim madhështor, banorët u zotuan të përkrahin fuqishëm Koalicionin e udhëhequr nga AAK me numrin 137 dhe kandidaturën time me numrin 25 në listën fituese.

Ky rrugëtim i përbashkët për të ndërtuar një Kosovë më të fortë dhe më të drejtë vazhdon me besimin dhe përkushtimin e të gjithëve.

#Me137 #Me25 #PërKosovënFituese

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit