7.4 C
New York
Wednesday, November 13, 2024

Buy now

Prof. Dr. Lumnije Kqiku-Biblekaj, profesoresha që ka lënë gjurmë në Universitetet më të njohura të botës

- Advertisement -

E gjithë puna shkencore dhe suksesi në tërësi e Prof. Dr. Lumnije Kqiku- Biblekaj, në radhë të parë burimin e ka tek siguria në vetvete, tek vullneti dhe dëshira që një femër dhe një grua shqiptare të arrij të ndërkombëtarizojë shtetin e saj dhe punën e saj të ndritshme. Ajo gjithë këtë të arritur e rrumbullakon në disiplinë, motiv, përgjegjësi dhe përkushtimi profesional.

Dr. Lumnije Kqiku-Biblekaj, është udhëheqëse e Klinikës Speciale të Endodoncionit dhe Traumatologjisë Dentare, Prodekane për Studimet e doktoratës në seksionin e Stomatologjisë si dhe koordinatore për CEEPUS (Central European Exchange Program for University Studies). Ajo përmend rëndësinë e vlerësimit nga autoritetet e qytetit të Grazit të Austrisë, për të arriturat shkencore si “Personalitet nderi me medalje të artë”, dhe për çmimet dhe dekoratat tjera që ka fituar në punën e saj profesionale dhe shkencore.
Ndonëse ishte e vetmja femër ligjëruese nga Evropa në Kongresin e Tretë Klinik, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës/Kosova College of Surgeons, ajo në një intervistë për GazetaScanner, thotë se ka shumë dëshirë që të shohë edhe vajza e eksperte tjera shqiptare në këto organizime të rëndësishme.

“Kam parë e takuar studiues të mirë, të zellshëm, energjik dhe të interesuar për të dhënë maksimumin në fushën e dijes. Kuptohet unë jam adhuruese dhe përkrahëse e flaktë e rinisë sonë të mrekullueshëm që e kemi kudo në botë”, tha mes tjerash ajo në këtë intervistë.

GazetaScanner: E nderuara Prof. Dr. Lumnije Kqiku-Biblekaj, ju jeni njëra nga personalitetet e rralla të fushës së shkencës që keni arritur dhe po shkëlqeni në rrafshin shkencor dhe akademik. Cila është receta e juaj ose qelësi i suksesit tuaj?

Prof. Dr. Lumnije Kqiku-Biblekaj: Puna ime shkencore dhe ky rezultat që e kam arritur me shumë sfida në radhë të parë burimin e ka tek siguria në vetvete, tek vullneti dhe dëshira që një femër dhe një grua shqiptare të arrij të ndërkombëtarizojë shtetin e saj dhe punën e saj të ndritshme. Pra qelësi i suksesit tim është disiplina, motivi, përgjegjësia dhe përkushtimi profesional.

GazetaScanner: Tërë ky sukses që ju e keni arritur me shumë mund e sakrifica, sërish në fund ka një motiv të fort sepse të gjitha çmimet e fituara ia dedikoni Kosovës e familjes. Kush në fakt ju ka motivuar e stimuluar ta duani me aq dashuri Kosovën?

Prof. Dr. Lumnije Kqiku-Biblekaj: Normalisht që Kosova e familja ime janë ndër burimet e pashtershme të motivit për të ecur tutje. Kam fituar shumë çmime dhe rangime të suksesshme në rrafshin ndërkombëtar dhe përherë dhe kudo që marr pjesë ose paraqitem unë në fokus e kam Kosovën dhe shtetin tim për të cilin kanë flijuar edhe shumë gjenerata tjera para meje. S`ka dashuri më të madhe për vendin dhe shtetin tendë se sa të korrësh rezultate kulminante në shkencën botërore.

GazetaScanner: Ishit e vetmja femër ligjëruese nga Evropa që në Kongresin e Tretë Klinik, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës/Kosova College of Surgeons! Sa po arrini që përmes këtyre prezantimeve shkencore e studimore ta ndihmoni rininë kosovare në veçanti studiuesit e rinj?

Prof. Dr. Lumnije Kqiku-Biblekaj: Kjo është e sakë edhe pse unë kam dëshirë që të shohë dhe vajza e eksperte tjera shqiptare në këto evenimente të rëndësishme. Kam parë e takuar studiues të mirë, të zellshëm, energjik dhe të interesuar për të dhënë maksimumin në fushën e dijes. Kuptohet unë jam adhuruese dhe përkrahëse e flaktë e rinisë sonë të mrekullueshëm që e kemi kudo në botë.

GazetaScanner : Për punën dhe veprimtarin tuaj jeni nderuar nga kantoni Styria me kryeqytet Graz me një çmim të jashtëzakonshëm “Personalitet nderi me medalje të artë” për arritje të mëdha profesionale. Çka do të thotë ky çmim për ju?

Prof. Dr. Lumnije Kqiku- Biblekaj: Prej shumë çmimeve që kam fituar në arenën ndërkombëtare, ky çmim është çmimi jo vetëm i rëndësishëm, dhe i veçantë, por më domethënës në karrierën time jetësore. Dhe më e rëndësishmja, është se çmimi që më është dhënë nga një vend ku nuk kam lindur dhe ku ndarjet e çmimeve janë shumë të rralla dhe të veçanta, nga personalitete me kredibilitet të lartë.

GazetaScanner : Përveç këtij çmimi shumë të veçantë, ju keni qenë edhe shqiptarja e parë që keni hyrë në librin enciklopedik më prestigjioz në botë “Who’s “Who in the World”! Sa është e vështirë për një grua shqiptare të prekë majat e shkencës në një vend si Austria?

Prof. Dr. Lumnije Kqiku – Biblekaj: Nuk është aspak e lehtë. Austria është ndër vendet evropiane që njihet për rregulla të ashpra dhe korrektësi maksimale! Edhe këtë arritje, e kam fituar në saje të punës, angazhimit tim të madh që e kam bërë ndër vite si eksperte dhe si studiuese në fushën e Stomatologjisë dhe jo vetëm. Është një revistë prestigjioze që nderon dhe respekton personalitete kudo në botë, dhe isha me fat që edhe unë u bëra pjesë e njërës ndër të përzgjedhurat. Janë meritat ato që më kanë renditur në këtë revistë prestigjioze, dhe sigurisht që nuk jam imponuar aspak, por përzgjedhja është bërë në bazë të kritereve të tyre.

GazetaScanner: Cilat janë synimet tuaja për të ardhmen akademike. Ku do ta shohim nesër Lumnije Kqikun, në cilin rezultat kulminant do të jeni e pranishme?

Prof. Dr. Lumnije Kqiku-Biblekaj: Kudo dhe kurdo. Aty ku flitet për shkencë e vlera të dijës unë do të jem e pranishme. Kam plane ambicioze dhe konkrete për të quar përpara nivelin akademik e shkencor të botës shqiptare, vetëm se na duhet një koordinim më i madh ndër institucional.

GazetaScanner: Çka do të ndryshonte Lumnije Kqiku po të ishte personalitet me ndikim në jetën politike në Kosovë, e kemi fjalën për fushën e shëndetësisë?

Prof. Dr. Lumnije Kqiku-Biblekaj: E thjeshtë fare do ta ndryshoja së pari tretmanin dhe trajtimin që ju bëhet kuadrove të zgjuara, atyre që presin të tregojnë vetën në botën akademike. Jo vetëm Ministria e Shëndetësisë duhet të ndryshojë, komplet duhet të ndryshojë qasja që shteti duhet të ketë ndaj nevojave urgjente të përkrahjes, avancimit dhe ndikimi të njerëzve eminent në botë. Hapni dyert edhe për të huajt, provojeni dhe stimulojeni edhe kriterin botëror që Kosova duhet ta ketë në analet e veta studimore.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit