6.7 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Procesi gjyqësor në Hagë, Gruda: Aktakuza është e pathemeltë, Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi do të shpallën të pafajshëm

- Advertisement -

Përparim Gruda, koordinator i Departamentit për Drejtësi në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë (KQM) në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) është shprehur i bindur se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi do të shpallën të pafajshëm në procesin gjyqësor në Gjykatën Speciale në Hagë.

Kushdo që ka lexuar aktakuzën, dhe ka para prezantimi e prokurorisë, mundet lehtë të konkludoj se fund i këtij procesi do të rezultojë me pafajësinë e plotë të të gjithë të akuzuarve. Por, kjo është një betejë juridike e gjatë që kërkon durim dhe shumë energji e profesionalizëm. Sigurisht, presim me padurim ditën kur ky gjykim absurd të mbaroj dhe z. Thaçi, z. Veseli, z. Krasniqi, z. Selimi dhe të tjerët, të shpallen të pafajshëm”, ka thënë Gruda për Gazetën Scanner.

Ai ka thënë se Zyra e Prokurorit të Specializuar është në hallë për shkak se akuza ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së është e pathemeltë.

“Fillimi i gjykimit është një moment shumë pozitivë për procesin atje, sepse mbajtja në paraburgim për më shumë së dy vite është krejt e pakuptimtë dhe shkelje e standardeve evropian për të drejtat e njeriu dhe gjykimin e drejt. Nga paraqitja e prokurorisë dhe avokatëve është e qartë që në këtë proces prokuroria është në hallë të madhe. Halli i saj buron nga aktakuza e pathemeltë dhe nga mungesa e dukshme e provave dhe fakteve që do të mbështesin pretendimet e tyre në aktakuzë”, është shprehur Gruda i PDK-së, i cili me profesion është profesor i fushës juridike.

Intervista| Qeveria Kurti më e dobëta nga paslufta, marrëveshja me Serbinë bie ndesh me Kushtetutën

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit