9.1 C
New York
Thursday, March 28, 2024

Buy now

Problemi i madh i Gjermanisë me mungesën e fuqisë punëtore, në mars pritet ligji i ri i migracionit

- Advertisement -

Sipas ministrit federal të Punës, projektligji i ri për migrimin e fuqisë punëtore do të jetë gati në mars. Ndër të tjera, ai parashikon rritjen e kontingjentit të migracionit me Rregulloren e Ballkanit Perëndimor.

Gjermania ka një problem të madh me mungesën e fuqisë punëtore. Dhe këtë e tha sërish të premten në Bundestag ministri gjerman i Punës dhe  Çështjeve Sociale Hubertus Heil, gjatë promovimit të strategjisë së re për daljen nga kriza e fuqisë punëtore.

“Sigurimi i punëtorëve të kualifikuar është sigurimi i prosperitetit,” tha Hubertus Heil (SPD) të premten (20.01.2023) në Bundestag. “Nëse nuk i heqim tani pengesat, deri në vitin 2035 do të na mungojnë shtatë milionë punëtorë të kualifikuar.”

Strategjia e re qeverisë, e cila iu kalua për shqyrtim komisioneve përkatëse në Bundestag, parashikon shfrytëzimin e potencialit të fuqisë punëtore brenda vendit, duke rritur ofertat e trajnimeve profesionale për të rinjtë që lënë shkollën, përmirësuar kushtet e punës për nënat me fëmijë, apo duke rritur shanset për punësimin e refugjatëve apo azilkërkuesve të refuzuar.

Por sipas Heil shfrytëzimi i potencialit të brendshëm nuk mjafton për ta zgjidhur problemin: pa migracion, nuk dalim dot nga kjo krizë, tha ministri. Ai njoftoi se qeveria do të parashtrojë qysh në mars një projektligj të ri për migracionin.

Karta e shanseve  bazuar në një sistem pikësh

Deutsche Welle e ka një draft paraprak të këtij projektligji, që synon lehtësimin e mërgimit të fuqisë punëtore nga vendet e treta. Risia kryesore e këtij projektligji është e ashtuquajtura “kartë shansesh”, që do të thotë një vizë njëvjeçare për të kërkuar punë në Gjermani. Viza jepet në bazë të një sistemi pikësh, që mund të mblidhen, bazuar në katër kritere:  njohja e gjuhës, përvoja profesionale, mosha dhe lidhja me Gjermaninë.

Kështu për shembull, sipas draftit aktual, gjashtë pikë mjaftojnë për të marrë një vizë njëvjeçare për të kërkuar punë në Gjermani. Katër pikë i merr nëse ke një kualifikim profesional, tri pikë nëse ke së paku tre vjet përvojë pune, tre pikë për njohuri të mira të gjermanishtes.

Për njohuri të mjaftueshme të gjuhës merren dy pikë, dy pikë jepen edhe për moshat nën 35 vjeçare ose për ata që kanë vetëm dy vjet përvojë pune.

Një pikë e merr për lidhjen me Gjermaninë, pra, nëse më parë ke banuar në mënyrë të rregullt për së  paku gjashtë muaj në Gjermani.

Rritet kontingjenti i imigrantëve sipas rregullores së Ballkanit Perëndimor

Një tjetër element i projektligjit të ri është rritja e kontingjentit të punëtorëve që vijnë me rregulloren e Ballkanit Perëndimor. Sipas draftit që ka DW është parashikuar, që ky kontingjent të dyfishohet, nga 25 000 që është aktualisht në maksimumi 50 mijë në vit. Heil tha (20.012023) në Bundestag se ka plane që kjo rregullore të zgjerohet edhe për vende të tjera.

Harta e popullsisë në Gjermani në vitin 2020

Infografikë: Në 15 vitet e ardhshme, një e treta e të punësuarve do të dalë në pension

Nga njëra anë për shkak të hartës demografike të vendit: Në 15 vjetët e ardhshëm një e treta e të punësuarve aktualë do të dalin në pension. Por edhe për shkak të ndryshimeve strukturore të shkaktuara nga digjitalizimi, si dhe ndryshimeve për shkak të pandemisë së Koronës dhe luftës në Ukrainë.

Ekspertët përllogarisin se Gjermanisë i duhen 400 000 imigrantë të kualifikuar në vit. Prandaj edhe shumë syresh ndër ta edhe Herbert Brücker propozojnë që rregullorja aq e suksesshme e  Ballkanit Perëndimor të zgjerohet për të gjitha vendet dhe të mos ketë fare kufizime në kontingjent. /DW

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit