David Kostelancik, i cili u ripropozua në postin e ambasadorit amerikan në Shqipëri, pritet të dalë përpara Komitetit të Jashtëm të Senatit më 16 prill.
Emërimi i tij si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë, u bë nga presidenti amerikan Joe Biden, më 24 janar të 2023-tës.
Por, emërimi i tij u rikthye sërish në Shtëpinë e Bardhë, pasi senati gjatë sesionit që u mbyll në fund të vitit të kaluar, nuk futi në rend dite brenda afateve, votimin për konfirmimin e Kostelancik dhe dhjetëra të emëruarve të tjerë.
Kostelançik pritet të rikonfirmohet nga Komiteti, për t’u paraqitur për votim më pas nga Senati, shkruan Top Channel.
Ai do të jetë pasuesi i ambasadores aktuale Yuri Kim.
Në prezantimin e tij para Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit në 30 Mars, ai shpalosi si prioritet të punës së tij në Tiranë forcimin e institucioneve të reja të drejtësisë.
Në periudhën 92-94 ka shërbyer si përfaqësuesi i parë për çështjet politike dhe ekonomike në ambasadën e porsahapur amerikane në Tiranë.