Prishtinë/ Policia gjobit dy shoferë me nga 500 euro dhe ua ndalon patentën për një vit

- Advertisement -

Njësiti i trafikut të kryeqytetit ka marrë masa ndaj dy drejtuesve të automjeteve, të cilët janë identifikuar duke zhvilluar gara shpejtësie në rrugët e Prishtinës, transmeton IndeksOnline.

Pas identifikimit të tyre, zyrtarët policorë kanë zbatuar masat e parapara me legjislacionin në fuqi. Secili nga shoferët është gjobitur me nga 500 euro, u është shqiptuar ndalimi i drejtimit të automjetit për 12 muaj, si edhe i janë regjistruar 5 pikë negative.

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të shmangin sjelljet e rrezikshme që cenojnë jetën dhe sigurinë e qytetarëve

Të ngjashme

Të fundit