Një polic është sulmuar fizikisht mbrëmë në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.
Në lidhje me rastin në fjalë është arrestuar një person i dyshuar
Sipas raportit, ai dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (zyrtar policor) i cili ishte në kryerje të detyrës zyrtare, duke u marrë me një rast të parkimit të pa rregullt.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.