Prishtina vazhdon ”agjerimin” pa fitore, barazon me rivalin lokal

- Advertisement -

Kriza e Prishtinës ka vazhduar edhe në ndeshjen e javës së 24-të.

Bardhekaltërit nuk arritën më shumë se një barazim ndaj rivalit lokal, Prishina e re, me rezultat 1-1.

Skuadra e drejtuar nga Afrim Tovërlani shkoi në pushim me epërsi, pas golit të shënuar nga Mario Ilievski, në minutën e 37-të.

Por Prishtina e Re reagoi në pjesën e dytë, ku në minutën e 73-të, Astrit Berisha barazoi shifrat në 1-1.

Kjo është ndeshja e katërt pa fitore për Prishtinën, duke mbetur prapa në luftën për titull, pasi renditet e treta me 38 pikë, një më pak se Ballkani dhe tre më pak se Drita.

Në anën tjetër, Prishtina e Re është e fundit në tabelë, me 23 pikë.

Të ngjashme

Të fundit