Sigal Prishtina ka shënuar fitore dramatike ndaj Pejës, në Ligën Ballkanike.
Prishtinasit të premten mbrëma fituan ndaj pejanëve, me shifrat 104-97.
Çereku i parë u mbyll në të mirë të vendasve me shifrat 25-21, teksa edhe perioda e dytë u mbyll me rezultat 27-20.
Megjithatë, mysafirët u kthyen në lojë në çerekun e tretë dhe të katërt me rezultat 27-21 dhe 20-15, duke e barazuar rezultatin 88-88.
Në vazhdime vendasit ishin më të saktë duke fituar me shifrat 16-9, për rezultatin final 104-97.
Prishtina pas kësaj fitore renditet në vendin e parë në grup, me 14 pikë, teksa Peja në pozitën e tretë me 13 pikë.