13.3 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Prishtina shënon fitoren më të thellë të sezonit

- Advertisement -

Prishtina ka shënuar fitore të thellë ndaj Dukagjinit, me rezultat 5-0, në kuadër të javës së 25-të në Superligën e Kosovës.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Ardian Limani në minutën e 2’. Vetëm tre minuta më vonë Mërgim Pefqeli e dyfishoi epërsinë.

Pak para se të përfundohej pjesa e parë, Pefqeli shënoi edhe njëherë në minutën e 42’.

Në pjesën e dytë, Genc Hamiti realizoi dy gola. Fillimisht Hamiti shënoi në minutën e 59’ dhe në minutën e 78’.

Prishtina pas fitores mbetet në vendin e pestë me 37 pikë të grumbulluara nga 25 ndeshje, teksa Dukagjini renditet një pozitë më poshtë me 31 sosh.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit