6.2 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Prishtina ndalet nga Liria

- Advertisement -

Prishtina nuk arriti të poentojë me shumë se një pikë ndaj Lirisë. Prishtina e Liria u takuan të dielën në Hajvali, në kuadër të xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në futboll, ndeshje që përfundoi 1:1.

Skuadra vendase kaloi në avantazh në minutën e 34-t, kur Leotrim Kryeziu shënoi me goditje të fuqishme. Më herët, në minutën e 11-të, Hasan Hyseni i Prishtinës goditi traversën.

Prishtina dominoi në pjesën e parë dhe kishte epërsi të merituar.

Situata në fushë ndryshoi në pjesën e dytë. Liria e Prizrenit nisi më furishëm. Andri Stafa fillimisht goditi traversën e në minutën e 54-t dërgoi topin në rrjetë me goditje mjeshtërore. Por arbitri, pas rishikimit të situatës në VAR, anuloi golin për ndërhyrje të palejuar të Stafës, në një vendim të dyshimtë.

Prizrenasit nuk u ndalën dhe megjithatë barazuan rezultatin. Pas një mbrojtje jo të duhur të Prishtinës, Prince Tjiueza shënoi nga afërsia për 1:1 në minutën e 75-të.

Më pas Hasan Hyseni fitoi penallti, por goditjen e Kryeziut nga pika e bardhë e ndali portieri i Lirisë, Arlis Shala. Kjo ndodhi në minutën e 79-të.

Në minutat shtesë, Albion Kurtaj i Prishtinës goditi shtyllën dhe ndeshja përfundoi 1:1. Prishtina i ka nëntë pikë nga pesë ndeshje. Liria i ka gjashtë pikë dhe renditet në mesin e tabelës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit