Prishtina e ka mundur Borën në fund të takimit me rezultat 67:72.
Bora ishte duke avancuar gjatë pjesës më të madhe të takimit, mirëpo Plisat u treguan më të fortë në fund.
Alex Lomax pati më së shumti pikë për Borën dhe në përgjithësi në takim, 18.
Në anën tjetër, Rasid Mahalbasic i Prishtinës shënoi 17 sosh.
Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e 23-të të Superligës së Kosovës në basketboll.
Me këtë fitore Sigal Prishtina ngjitet në vendin e parë me 38 pikë, por Trepça dhe Bashkimi kanë një pikë më pak dhe nga një ndeshje më pak të zhvilluar në vendet dy dhe tre.
Ndërkaq, Bora ndodhet e gjashta me 31 pikë.
Kjo ndeshje u dha direkt në platformën Art Motion, gjegjësisht në kanalin Sport 2.