Prishtina e Re thuajse është pa gjasa për t’i shpëtuar rënies në Kategorinë e Dytë të futbollit të Kosovës.
Por të mërkurën, Prishtina e Re e mposhti Prishtinën me rezultat 3:2.
Ishte ndeshja hapëse e xhiros së 33-të. Ndeshjet tjera të kësaj xhiroje do të luhen në fundjavë.
Ndeshja e xhiros së 33-të të Superligës së Kosovës në futboll u zhvillua në Kampion Nacional në Hajvali.
Me humbjen nga Prishtina e Re, Prishtina zbeh gjasat për të siguruar një vend në Evropë.
Prishtinës së Re mbetet ende matematikisht në garë për t’i shpëtuar rënies nga elita e futbollit kosovar.
Prishtina mbetet në vendin e katërt me 45 pikë, shtatë pikë prapa Malishevës, që zë vendin e tretë me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Prishtina e Re është e fundit me 31 pikë.






