-10 C
New York
Monday, December 23, 2024

Buy now

Princi William ia ka ndaluar Meghan Markle-it të mbante bizhuteritë e Princeshës Diana?!

- Advertisement -

William thuhet se e mori vendimin teksa i kërkoi Princit Harry të ngadalësonte ecurinë e marrëdhënies së tij me Markle, pasi ata filluan të takoheshin në vitin 2016.

Megjithatë, duke ndjerë se zëri i tij nuk ishte i mjaftueshëm për t’u dëgjuar nga Duka i Sussex-it, mbreti i ardhshëm madje iu drejtua mbretëreshës së atëhershme Elizabeth II, për të siguruar që xhevahirët e Dianës të qëndronin larg Markle.

“Willlam kërkoi garanci nga mbretëresha se nusja e ardhshme e vëllait të tij nuk do të mbante asnjë bizhuteri nga koleksioni që i përkiste dikur Diana-s, Princeshës së Uellsit”-shkruan Robert Jobson në “Catherine, The Princess Of Wales”.

Detaje të tjera përfshijnë Middleton që e bëri Markle të qajë disa orë para dasmës së saj dhe pyetjet në lidhje me ngjyrën e lëkurës së Archie-t, djalit të parë të çiftit, për shkak të origjinës së përzier të Markle. Të gjitha këto bënë që aktorja 42-vjeçare të luftonte me depresionin dhe tensionet e shtuara në rivalitetin vëllazëror midis Princit Harry dhe Princit William.

Ndërkaq, Princi Harry pritet të marrë një dhuratë speciale në ditëlindjen e tij të 40-të. Duka i Sussex do të mbushë 40 vjeç më 15 shtator, kur do të trashëgojë një shumë marramendëse. Në fakt, ai do të trashëgojë më shumë para se vëllai i tij, William, kur të mbushë 40 vjeç. Për këtë, është bërë shkak, stërgjyshja e tij, Elizabeth Bowes-Lyon, Nëna Mbretëreshë, e cila ndërroi jetë në vitin 2002.

Mbretëresha Elizabeth ka krijuar një fond besimi prej 90 milionë dollarësh për familjen e saj, për të cilin ajo tha se Duka i Sussex do të marrë pjesën e tij kur të mbushë 40 vjeç, sipas Times. William dhe Harry do të ndajnë rreth 14 milion£ të asaj trashëgimie, por pjesa më e madhe e parave do t’i shkojë Harrit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit