20.4 C
New York
Thursday, May 9, 2024

Buy now

Princesha e Wales, Kate Middleton: Po trajtohem për kancer

- Advertisement -

Princesha e Wales, Katte Middleton ka konfirmuar se është duke u trajtuar për kancer, në një video të publikuar të premten.

Siç shkruan“The Telegraph”, princesha në një videomesazh të publikuar, i ka thënë publikut: “Do të bëhem mirë”.

Princesha po i nënshtrohet një kursi kimioterapie parandaluese dhe ka thënë se është e përqëndruar në një “shërim të plotë”.

Po ashtu, kanceri është identifikuar pas disa analizave kur Kate kreu një ndërhyrje abdominale në janar të këtij viti, derisa filloi trajtimin në fund të shkurtit.

Prej atëherë, princesha dhe Princi William raportohet se kanë qenë të fokusuar se ta ndajnë këtë lajm me tre fëmijët e tyre dhe ta procesojnë gjithë situatën.

Princesha ka vendosur tashmë ta ndajë me publikun diagnozën që ka marrë, në videomesazhin që është filmuar në Windsor gjatë së mërkurës, në të cilin ajo falenderon publikun për përkrahjen dhe tregon “shokun e madh” që ka përjetuar pas lajmeve.

Javëve të fundit, Princesha Kate dhe Princi William kanë qenë subjekt i teorive konspirative të përfolura thuajse në të gjithë botën, për shkak të shëndetit të saj dhe pikëpyetjeve se ku gjendej.

Kështu, Katë ka treguar se bashkëshorti i saj ka qenë një “burim rehatie dhe sigurie” përgjatë këtyre ditëve.

Arsyeja pse çifti kanë vendosur ta zbulojnë diagnozën këto ditë, ka qenë pasi Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis – tre fëmijët e tyre – janë në pushim nga shkolla për festat e Pashkëve dhe mund të mbrohen nga një reagim i mundshëm public.

“Ashtu siç u kam thënë edhe atyre, jam mirë dhe po bëhem më e fortë për çdo ditë duke o fokusuar të gjërat që do të më ndihmojnë të shëroj mendjen, trupn dhe shpirtin tim.” – ka thënë ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit