Princi i Britanisë dhe Princesha e Uellsit kanë publikuar një foto të re të Princit Louis për të shënuar ditëlindjen e tij të gjashtë këtë të martë, imazhi i parë që publikohet nga familja që nga një skandal i redaktimit të fotografive që shpërtheu muajin e kaluar.
Në foto, Louis, i cili është i katërti në radhë për fronin britanik shihet duke buzëqeshur para kamerës i shtrirë në një batanije. Imazhi i postuar në llogaritë zyrtare të çiftit në mediat sociale të martën i është besuar Catherine, Princeshës së Uellsit, shkruan CNN.
Një burim mbretëror tha se Uellsët ishin mirënjohës për mesazhet e ditëlindjes që kanë marrë për Louis dhe fotoja është bërë nga Kate, 42, ditët e fundit në Windsor.
“Gëzuar ditëlindjen e 6-të, Princ Louis! Faleminderit për të gjitha urimet e mira sot”, shkruhet në postimin e publikuar në faqen e përbashkët zyrtare të Princit dhe Princeshës së Uellsit në Instagram.