13.3 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Princ Leka dhe e dashura e tij nuk fshihen më, fotografohen duke shëtitur

- Advertisement -

Jeta personale e Princ Lekës vijon të ngjallë një interes të lartë tek publiku shqiptar, kryesisht që pas ndarjes së tij nga Elia Zaharia.

Ndërkohë që la pas martesën disa vjeçare me Zaharinë, Princi ka nisur një histori të re dashurie, e cila me sa duket po ecën me hapa të mëdha.

Prej disa kohësh, Princi përflitet se është duke shijuar një romancë me fotografen Blerta Celibashi, me të cilët mësohet se ka nisur bashkëjetesën.

Ditën e sotme, Princ Leka dhe Blerta Celibashi janë fotografuar duke shëtitur në Pedonalen e Tiranës ku nuk i kanë shpëtuar syrit të qytetarëve. Në media kanë nisur të qarkullojnë fotografi ku dyshja shfaqet nën shoqërinë e njëri-tjetrit, duke pranuar publikisht lidhjen e tyre.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit