8.9 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

“Prill 2025, ose më herët”, Trendafilova flet se kur e kryen rastin prokuroria, s’parasheh përfshirje të Administratës Trump

- Advertisement -

“Ndoshta në prill (2025), ndoshta më herët”.

Kjo është periudha e pritshme kur Dhomat e Specializuara në Hagë mund ta kryejnë rastin ndaj krerëve të UÇK-së, ka thënë Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova në një konferencë online me gazetarë.

Trendafilova, duke folur për dëshmitarë të prokurorisë, që, sipas saj, ka prej tyre “të kërcënuar me jetë”, dështoi të jep ndonjë detaj, qoftë edhe shifër.

“Nuk e kam numrin e dëshmitarëve që janë kërcënuar”, tha Kryetarja e Gjykatës Speciale me arsyetimin se ato i ka Prokuroria Speciale: “dhe, ne jemi institucione të ndara”.

Për atë që ka zënë rrënjë në paramendimin e njerëzve për “zhbërje të mundshme të kësaj gjykate” – dhe që është thënë nga ish-zyrtari i lartë në administratën e Donald Trump, Richard Grenell – Trendafilova nuk e beson.

“Nuk besoj që Amerika e cila ka qenë e lidhur me këtë projekt të Kosovës dhe BE-së, kjo mund të bëhet vetëm me njoftim nga Këshilli i Bashkimit Evropian që rastet kanë përfunduar, e hetimet janë kryer”.

“Për sa i përket zgjedhjeve, ajo ishte zgjedhja e popullit amerikan, megjithatë Amerika njihet një nga vendet që shumë promovojnë sundimin e ligjit dhe nuk besoj ata do të përfshihen në diçka që ka të bëjë me Gjykatën Speciale”.

Rikujtim: Richard Grenell në një paraqitje para pak kohësh e jepte si gjë të bëshme për lirimin e Hashim Thaçin, duke e dhënë që Gjykatën Speciale qëndron me “akuza të sajuara nga Jack Smith” kundrejt krerëve të UÇK-së.

“Do ta lirojmë Hashim Thaçin sapo të vjen Trump”, pati thënë prerazi ai,

Trendafilova tha se sa i përket provave dhe trajtimit të tyre nga Gjykata Speciale, ky institucion “është i pamëshirshëm ndaj atyre provave që nuk plotësojnë standardet më të larta”.

“Prokuroria mund ta përfundojë rastin e krerëve të UÇK-së në fillim të prillit 2025 Është një rast voluminoz. Kemi dhjetë akuza për secilin të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. 153 viktima të përkatësive të ndryshme etnike, shqiptarë, serbë, romë, egjiptianë. Prandaj kemi etni të ndryshme të njerëzve”, tha ajo.

“Dua të sqaroj të gjithëve që janë të interesuar, nuk duhet të mendoni se gjyqtarët po u japin të gjithëve statusin pjesëmarrës, u japin statusin e viktimave të supozuara, dhe kemi kritere të ashpra që duhet të përmbushen në mënyrë që dikush të jetë në gjendje të marrë pjesë në procedura si dëshmitar”, shtoi Trendafilova.

Trendafilova zotohet se asgjë nuk bëhet “në errësirë” sa i përket dëshmitarëve.

“Mos harroni kur dëshmitarët japin dëshmi ata japin dëshmi, pra, në prezencën e njerëzve të cilët janë akuzuar, dhe mbrojtja ka ekipe shumë të gjera, dhe ky duhet të jetë rasti, dhe duhet të pranojnë shërbimet më të mira nga ekipet e mbrojtjes, nuk ka asgjë që bëhet prapa skenave, në errësirë, por para gjyqtarëve dhe në prezencën e të gjithë palëve”, tha ajo.

“Është shumë e vështirë të keni dëshmitarë të brendshëm, që kanë marrë pjesë nga fillimi e deri në etapat e fundit të kryerjes së veprës. Disa dëshmitarë kanë përjetuar kërcënime, megjithatë paneli gjyqësor, ndjek politikën duke udhëzuar palët që në masë më të madhe të kufizojnë numrin e redaktimeve, pasi të bëjnë masa shtesë mbrojtëse, kjo është punë e përhershme që bëhet nga të gjitha panelet këtu”, shtoi mos tjerash Trendafilova. /Nacionale/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit