15.2 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

“Presion direkt me qëllim hakmarrjeje”, AGK-ja dënon ashpër linçimin e Buzhalës nga pushteti pas publikimit të audio-incizimeve

- Advertisement -

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka dënuar ashpër presionin ndaj gazetarit të Nacionales Berat Buzhala pas publikimit të audio-incizimeve.

AGK-ja, në reagimin e saj, ka thënë se “dënon presionin ndaj gazetarit Berat Buzhala pas publikimit të audio-incizimeve”, pas publikimit të audio-incizimeve të ndryshme në portalin “Nacionale”.

Këto audio-incizime, të cilat përfshijnë zonjën Mimoza Kusari Lila, Shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-deputetin e Listës Srpska, Slavko Simiq, kanë shkaktuar polemika dhe reagim të gjerë në opinionin publik.

AGK-ja ka shprehur shqetësimin e saj për faktin se një dokument brenda Administratës Tatimore të Kosovës, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Financave të Qeverisë së Kosovës, ka dalë në publik dhe është shpërndarë nga një deputet i Kuvendit të Kosovës (Mefail Bajqinovci).

Në reagim thuhet se AGK-ja e sheh këtë si “presion direkt me qëllim frikësimi dhe hakmarrjeje të partisë në pushtet, ndaj z. Buzhala dhe Nacionales, pas publikimit të serisë së audio-incizimeve të zonjës Mimoza Kusari Lila – Shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, me ish-deputetin e Listës Srpska, Slavko Simiq”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit