7.6 C
New York
Tuesday, February 25, 2025

Buy now

“Presidentja veç i ka ‘çnukë’ nja 6 deputetë të Vetëvendosjes hala pa u certifiku rezultatet”, Artan Behrami pas reagimit të Dimal Bashës

- Advertisement -

Artan Behrami i cili ka fituar mandatin për të qenë deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, ka thënë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani vetëm se ka marrë 6 deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Behrami komentoi statusin e Dimal Bashës i cili ka thënë se “PDK-ja po i censuron deputetët e saj në ardhje të zgjedhur më 9 shkurt”.

Sipas Behramit, Kurti nuk dëshiro të formojë Qeveri, por vetëm të prodhojë kriza e ta dërgojë vendin në zgjedhje.

“Akoma pa u certifiku kandidatët, nja 6 deputetë veç i ka çnukë presidentja. Unë mendoj që kjo çfarë ka shkru Dimali veç tregon për pasigurinë që e kanë në vete”, ka deklaruar ai në “Pressing” të T7.

“Albini nuk është i interesun me bë Qeverinë, ky është ushqimi që e gjuan përmes Dimalave. Albini po dëshiron me ble kohë dhe me çu vendin prapë. Për këtë ka shqetësime edhe prej diplomatëve”, ka thënë ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit