Presidentja Shiroka Pula: Forcimi i pavarësisë dhe i rolit të Avokatit të Popullit është thelbësor për demokracinë dhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut

- Advertisement -

 

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë sot në konferencën “Roli dhe rëndësia e rekomandimeve të Avokatit të Popullit”, e mbajtur me rastin e 26-vjetorit të themelimit të këtij institucioni.

 

Në fjalën e saj, Presidentja Shiroka Pula ka thënë se Avokati i Popullit është zëri i qytetarëve dhe mbrojtësi i të drejtave dhe lirive të tyre.

 

Ajo ka theksuar se në një shtet demokratik, të drejtat e njeriut nuk mjafton vetëm të garantohen me ligj, por duhet të mbrohen në çdo rrethanë.

 

Presidentja ka vlerësuar rëndësinë e rekomandimeve të Avokatit të Popullit, duke thënë se ato janë thirrje për veprim, përgjegjësi dhe përmirësim. Zbatimi i tyre ndihmon në ndërtimin e besimit të qytetarëve në institucione dhe në forcimin e sundimit të ligjit.

 

Presidentja Shiroka Pula ka thënë se forcimi i pavarësisë dhe i rolit të Avokatit të Popullit është thelbësor për demokracinë dhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

 

Në përmbyllje të fjalimit, ajo ka potencuar se synimi duhet të jetë që çdo qytetar t’i gëzojë të drejtat e tij pa pasur nevojë të kërkojë mbrojtjen e tyre dhe se institucionet duhet të funksionojnë me përgjegjësi, në mënyrë që sa më pak qytetarë të kenë nevojë t’i drejtohen Avokatit të Popullit.

 

Të ngjashme

Të fundit