24.2 C
New York
Sunday, June 23, 2024

Buy now

Presidentja Osmani mbështet e kryetarët e komunave, kërkesat e tyre i quan legjitime

- Advertisement -

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, ka falënderuar presidenten Vjosa Osmani, për takimin që ka mbajtur me kryetarë të komunave. Tha se sfidë e tyre mbetet mosbashkëpunimi me nivelin qendror, raporton Ekonomia Online.

Aliu tha se në këtë takim, janë zotuar që bashkërisht ta luftojnë dhunën në familje e në baza gjinore.

“E kishim një debat të gjerë dhe konstruktiv. E falënderoj presidenten që ishte sot me ne për të dëgjuar nga afër sfidat, vështirësitë dhe agjendën e kryetarëve të komunave dhe falënderoj presidenten qe pate mundësi të njoftohet me këto problematika”, u shpreh Aliu.

“Është çështja e dhunës në familje e dhunës gjinore, ishte zotim i përbashkët edhe i presidentes edhe i komunave për një bashkëpunim më të thelle në mënyrë që t’i hapim prospektiv të bëjmë parandalimin e dhunës në familje. Ligji për Financat Lokale është rrugëzgjidhje, pra ishte takim konstruktiv”, u shpreh ai.

E gatshme për luftimin e kësaj dukurie u shpreh edhe e para e shtetit, Vjosa Osmani.

“Unanimisht duhet të bashkëpunojmë që të eliminojmë dhunën mbi baza gjinore, të bashkëpunojmë në ofrimin e shërbime për nevoja të veçanta. Kanë qenë këto tema dhe siç e përmendi edhe kryetari Aliu për realizimin e këtyre, nënkupton buxhet shtesë dhe natyrisht që i përkrahi komunat në kërkesat e tyre edhe sa i përket qendrave sociale. Një synim të vetëm ne kemi, një detyrë e ajo është përfaqësimi interesave të qytetareve, përmirësimin e jetës se tyre është e domosdoshme të gjejmë rruge të përbashkët me zgjidhjen e të gjitha problemeve që ballafaqohemi”, u shpreh Osmani.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit