8.1 C
New York
Tuesday, December 10, 2024

Buy now

Presidentja Osmani: Binomi Ibrahim Rugova e Adem Jashari, bazament i themeleve të forta të shtetit tonë

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në adresimin vjetor në Kuvendin e Kosovës tha se rruga deri te shteti që e gëzojmë sot nuk ka qenë fare e lehtë.

Ajo tha se binomi Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari forcuan themelet e shtetit dhe tha se “nuk ka forcë” që i rrënon ato.

Populli ynë ka humbur edhe më të shtrenjtën, duke përfshirë edhe fëmijët në djep, në mënyrë që sot të frymojmë lirinë. Bashkëdyzimi i vizionit të binomit Ibrahim Rugova, Adem Jashari nëpërmjet luftës çlirimtare në njërën anë dhe ndërtimit i shtetit duke fuqizuar aleancat nga ana tjetër bëri që themelet e shtetit tonë të jenë të forta. Shumë të forta. Aq të forta sa nuk ka forcë dhe sfidë që do të mund ndonjëherë t’i rrënojë ato. Edhe sot si gjithnjë nderojmë vizionin e atit themeltar të Republikë sonë, Presidentit Ibrahim Rugova si dhe përkulemi para sakrificës dhe guximit të pashoq të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari dhe të secilit pjesëtar të UÇK-së”

Ajo tha se vlerat e së vërtetës, drejtësisë dhe dinjitetit njerëzor “qëndrojnë në themelet e shtetit tonë, ndaj mbeten qendrore edhe përcaktuese për të ardhmen tonë”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit