Presidentja Justina Shiroka-Pula takon krerët e drejtësisë, nuk dihen arsyet e takimit

- Advertisement -

Presidentja e Republikës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur sot në takim krerët e institucioneve të drejtësisë.

Indeksonline ka kapur momentin kur kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, kryetari i Këshillit Prokurorial, Arian Gashi dhe kryetar i këshillit gjyqësor, Rrustem Thaqi janë parë duke dalë nga objekti i Presidencës.

Deri më tani, nuk dihen arsyet e këtij takimi dhe as temat që janë diskutuar mes presidentes dhe përfaqësuesve të lartë të drejtësisë.

Indeksonline do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet e mëtejshme lidhur me këtë takim.

 

Të ngjashme

Të fundit