Home Lajme Presidentja e Maqedonisë së Veriut ia kthen në shqip Osmanit: Jam e lumtur që gratë po bëjnë historinë

Presidentja e Maqedonisë së Veriut ia kthen në shqip Osmanit: Jam e lumtur që gratë po bëjnë historinë

0
Presidentja e Maqedonisë së Veriut ia kthen në shqip Osmanit: Jam e lumtur që gratë po bëjnë historinë

Presidentja e zgjedhur në Maqedoninë e Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, ia ka kthyer urimin presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit.

Postimin presidentja e re maqedonase e ka bërë në gjuhën shqipe.

“E nderuar Vjosa, më gëzoi urimi Juaj i sinqertë. Jam e lumtur për faktin që gratë në rajonin tonë po bëjnë histori politike, duke qëndruar guximshëm në pozita kyçe. Uroj të vazhdojmë bashkëpunimin tonë edhe në të ardhmen, për të arritur përfundimisht objektivin kryesor strategjik, integrimin evropian të të gjithë rajonit, si dhe për të forcuar marrëdhëniet tona përmes një sinergjie “femërore””, ka shkruar Davkova.

Exit mobile version