12.8 C
New York
Monday, May 20, 2024

Buy now

Gërvalla shokon me shifra: Për tri vite rritëm 50% GDP-në në vend

- Advertisement -

Jetojmë me një shtet ku ekonomia po prosperon, ka thënë Donika Gërvalla, në një intervistë për “El Independiente”, ku tha se “vetëm për tri vite kemi rritur mbi 50% Brudo Produktin Vendor (GPD)-në”.

Përmes luftimit të korrupsionit, krimit të organizuar dhe nepotizmin në institucione, tha Gërvalla, duke numëruar arsyet pse “njerëzit na besuan”, ajo tha se për të dytën herë se krejt kjo punë “u përkthye në rritje të mbi 50% të GPD-së”.

Por, e ndërpret gazetari i medias spanjolle “ju, sipas Fondi Monetar Ndërkombëtar, për kokë banori jeni në nivelin e Egjiptit dhe Ukrainës”.

“Po. Ama kemi një bum real”.

“Populli na ka dhanë më shumë se 50% të votave për premtimin tonë për punë dhe drejtësi. Dhe kjo do të thotë luftë kundër korrupsionit, kundër krimit të organizuar, kundër nepotizmit në institucione. Dhe kjo përkthehet në një rritje prej më shumë se 50% të GDP-së. Por nëse shikojmë të gjitha fushat, për shembull, të ardhurat nga taksat, mirë, në vitin e parë kemi pasur më shumë se një të tretën e të ardhurave nga taksat, jo sepse ekonomia u ngrit menjëherë në qiell, por sepse njerëzit shohin që qeveria nuk po merrtr para të xhepit tuaj. Qytetarët janë më optimistë dhe shpenzojnë më shumë. Është përparim i pabesueshëm. Është për të ardhur keq që po përballemi me probleme sigurie dhe disa nga investitorët frikësohen se nëse shkojnë atje do të kenë probleme sigurie, gjë që nuk është e vërtetë”, ka thënë Gërvalla.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit