“Ky titull i përket të gjithë shqiptarëve që në momentet më të vështira të kohës qëndruan si pjesë e pandashme e trungut të saj. Pavarësia e Kosovës nuk ishte dhuratë. Kosova nuk hoqi dorë nga ëndrra e saj për liri. Ishte mundi dhe sakrifica për të qenë të lirë”, ka thënë Begaj.
Në këtë kontekst, Begaj ka përmendur heronjtë e shumtë të Gjilanit, që nga Idriz Seferi, Ramiz Cernica, Kadri Zeka, Nuhi Rexhepi, Agim Ramadani, etj.
Begaj ka thënë se në çdo moment të historisë, Shqipëri ka qenë gjithnjë krah Kosovës.
“Sot jemi dy shtete një gjak, një gjuhë një komb, që ndonëse nuk e harron të kaluarën, sheh drejt së ardhmes”, ka thënë ai, duke shtuar se Shqipëria dhe Kosova duhet të rrugëtojnë së bashku drejt Bashkimit Evropian (BE).
“Jemi kontribuues të stabiliteti në rajon dhe duam të jemi pjesë e Evropës dhe i përkasim asaj me vlera e me histori. Jemi popull që beson te demokracia, te liria dhe vlerat euroatnlantike. Shqipëria e Kosova duhet rrugëtuar së bashku drejt BE-së”, ka thënë Begaj